Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Aleanca është shtëpi politike për shumë gjenerata.
Kështu u shpreh ai nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, gjersa ka njoftuar se ka takuar disa të rinj, për të diskutuar rreth zgjedhjeve lokale që do të mbahen në tetor.
“Kënaqësi të takoja disa prej atyre që rininë e jetuan me Aleancën, e sot, si brez i mesëm, ofrojnë energjitë e tyre në forcimin e mëtejshëm të shtëpisë së tyre.Në zgjedhjet komunale të radhës, në bërjen e politikave, në veprimet opozitare dhe të gjitha organizimet e tjera partiake, brezi i mesëm do të jetë me ndikim shumë të lartë dhe përmbajtësor. Ju faleminderit të gjithëve për përkrahjen”, shkroi Haradinaj.