Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeHaradinaj: 22 vjet më parë në Studime të Vushtrrisë ndodhi krimi që...

Haradinaj: 22 vjet më parë në Studime të Vushtrrisë ndodhi krimi që ende ka mbetur i pandëshkuar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët në masakrën e Studimes së Vushtrrisë, e cila ka 22 vjetorin e saj këtë të diel.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se forcat e ushtrisë serbe në vitin 1999 nga kolonat që ishin nisur për të ikur në Shqipëri kishin larguar shumë njerëz, ku më pas i masakruan.

“Ata nuk kursyen as te miturit e as gjyshërit. Ata ishin barbarët që na mbajtën nën okupim për disa dekada. Njëzetedy vjet më parë në Studime të Vushtrrisë, ndodhi krimi që ende ka mbetur i pandëshkuar. Përpos që nuk është vendosur drejtësia, i tmerrshëm është tentimi për mohimin e krimit makabër”.

“Familje të tëra, kanë dhënë nga gjaku i tyre për lirinë e Kosovës, e sa pak kemi bërë si shoqëri e shtet për ta. E drejta për viktimat asnjëherë s’do të jetë e plotë por duhet të jemi të bashkuar në kërkimin e saj. Gjithmonë duke ndarë dhembjen me ata që humbën të dashurit, duke ndjerë atë dhembje, e duke e nderuar e mbrojtur vlerën që u krijua nga sakrifica e të rënëve”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments