Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaHapet konkursi për pranimin e 840 ushtarëve të FSK-së

Hapet konkursi për pranimin e 840 ushtarëve të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka deklaruar se sot është hapur konkursi për rekrutimin e 840 ushtarëve të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

 

Mehaj në një konferencë të mbajtur për media tha se ky është konkursi për rekrutimin e numrit më të madh të ushtarëve.

“Sot zyrtarisht shpallim konkursin për pranimin e 840 ushtarëve të rinj të FSK-së. Ky është konkursi për pranimin e numrit më të madh të ushtarëve të FSK-së deri më tani dhe i ftoj të gjithë të rinjtë që të aplikojnë. Ministria e Mbrojtjes garanton proces fer e transparent. Do të zgjidhen më të mirët prej më të mirëve”, ka thënë Mehaj.

Tutje ai tha se ka marrë mbështetje të fuqishme për Kosovën, nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes.

“Departamenti Amerikan i Mbrojtjes na ka konfirmuar fuqishëm përkrahjen për Kosovën si partner dhe eksportues për paqe në nivel global. Gjithashtu mora rikonfirmimin e plotë drejt integrimit euroatlantik si dhe ndërtimin e FSK-së në nivelin ushtarak”, ka thënë Mehaj.

Ai ka shtuar se në të gjitha takimet që ka pasur ka shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit edhe më tej në të gjitha fushat.

“Ne do jemi përkrahë SHBA-së aty ku ka nevojë SHBA-ja”, ka thënë Mehaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments