Ish-kryetari i Komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, ka uruar nxënësit dhe prindërit për hapjen e shkollave që ishin mbyllur para rreth një viti në Komunën e Kamenicës.
Ai, në një reagim në Facebook, u shpreh i lumtur me hapjen e shkollave dhe ndërprerjen e reformës së nisur nga Qendron Kastrati, kryetari në largim i Komunës së Kamenicës.
“Kjo që ka ndodhur me humbjen e mësimit të rreth 500 nxënësve për këtë kohë të gjatë është e pa kompenzueshme për fëmijët tanë por ka mujt me vazhduar kjo e keqe edhe pas 14 nëntorit 2021”, u shpreh Surdulli, i cili mbështeti Lëvizjen Vetëvendosje në garën e balotazhit.