Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeHapen kutitë e votimit, ja si u ndanë votat mes Berishës dhe...

Hapen kutitë e votimit, ja si u ndanë votat mes Berishës dhe Elezit

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, i Komisionit të Rithemelimit në PD ka shpallur rezultatin final për zgjedhjet e 22 majit, ku Sali Berisha u rizgjodh kryetar.

Bëhet me dije se në mbledhjen e fundit janë hapur kutitë janë marrë procesverbalet origjinale. Sipas të dhënave, Berisha ka marrë 93.46% të votave dhe Ibsen Elezi 5.8% të tyre.

Njoftimi i plotë:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike më datë 26 maj 2022, në mbledhjen e rradhës, në prani të përfaqësuesve të  kandidatëve për Kryetar të PDSH-së, u bë hapja e kutive të votimit dhe marrja e procesverbaleve origjinale.

Nga verifikimi i tyre, KOKOE shpall rezultatin final të votimit për zgjedhjet për Kryetar të PDSH-së të zhvilluara në datë 22 maj 2022.

  1. Sali Berisha ka marrë 93.46% të votave.
  2. Ibsen Elezi ka marrë 5.8% të votave.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët e PD që u bënë pjesë e procesit më të rëndësishëm në historinë e PD, në procesin e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të PDSH me parimin “një anëtar një votë”.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments