Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaHamza vazhdon të marrë sugjerime prej qytetarëve: Në Podujevë premton vende pune...

Hamza vazhdon të marrë sugjerime prej qytetarëve: Në Podujevë premton vende pune dhe rritje pagash

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka zhvilluar punëtorinë e radhës me qytetarë të Podujevës. Edhe në Podujevë, Hamza ka marrë ide dhe sugjerime të vlefshme, në kuadër të vizionit dhe përkushtimit të tij për të ndërtuar programin qeverisës në bashkëpunim me qytetarët.

“Programi, për me qenë për qytetarët edhe me i adresu nevojat e tyre mirë, duhet me shku prej poshtë lart”, ka thënë Hamza.

Në këtë punëtori, disa nga kërkesat e qytetarëve ndaj Hamzës ishin hapja e vendeve të reja të punës, rritja e pensioneve dhe pagave konform rritjes së çmimeve, tërheqja e investimeve të huaja, energjia alternative etj.Përmes programit dhe platformës së tij qeverisëse, Hamza ka thënë se do të ketë më shumë mundësi për ndërmarrësi, vende pune me paga më të larta dhe më shumë shpresë e perspektivë për të rejat dhe të rinjtë, që jetën e tyre ta ndërtojnë në vendin tonë, jo diku tjetër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments