Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ia ka numëruar dështimet Qeverisë Kurti.
Derisa ka treguar sukseset që Kosova ka pasur me qeveritë që e kanë drejtuar vendin pas shpalljes së pavarësisë, ai ka vlerësuar se me Qeverinë Kurti Kosova ka ngecur në të gjitha fushat.
Sipas tij, kjo qeveri ka dështuar si në planin e brendshme ashtu edhe në planin e jashtëm.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se Qeveria e VV-së më së shumti e ka shkelur Kushtetutë.
Sipas tij, qeveria e re e Kosovës do të ketë punë të madhe për t’i riparuar dëmet e kësaj Qeveri në largim dhe për ta kthyer vendin tonë në rrugën e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror, në procesin e integrimeve euro-atlantike, jetike për të sotmen dhe të ardhmen e shtetit të Kosovës.
“Qytetarët e Kosovës e kanë kuptuar se ndryshimi që proklamonin Albin Kurti me shokë e shoqe po del të jetë i keq. Kjo është Qeveria që e ka shkelur më së shpeshti Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Korrupsioni masiv qeveritar e ka përlarë vendin, shoqërinë dhe ekonominë tonë. Kësaj qeverie të stagnimit ekonomik, të korrupsionit e propagandës, të izolimit ndërkombëtar të Kosovës, do t’i vijë fundi më 9 shkurt 2025. Qeveria e re e Kosovës do të ketë punë të madhe për t’i riparuar dëmet e kësaj Qeveri në largim dhe për ta kthyer vendin tonë në rrugën e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror, në procesin e integrimeve euro-atlantike, jetike për të sotmen dhe të ardhmen e shtetit të Kosovës”, ka shkruar Hamiti.