Sunday, November 24, 2024
HomeSportHamiltoni nuk kërkon falje: E godita Verstappenin sepse s’më la hapësirë

Hamiltoni nuk kërkon falje: E godita Verstappenin sepse s’më la hapësirë

Lewis Hamilton ka thënë se nuk ka arsye për të kërkuar falje për përplasjen me Max Verstappenin gjatë një gare të shpejtë në Silverstone, duke u arsyetuar se holandezi nuk i la hapësirë në shteg.

Megjithëse u dënua me 10 sekonda për shkaktimin e përplasjes nga e cila Verstappen e përfundoi garën qysh në xhiron e parë dhe e kaloi natën në spital, Hamiltoni ia doli ta fitojë Çmimin e Madh të Britanisë të dielën.

Dy pretendentët kryesorë për titull në Formula 1 u përplasën gjatë një gare të shpejtë në Silverstone.

Derisa Verstappen u dërgua në spital ku e kaloi natën, Hamilton doli i pari edhe pse dënimi prej 10 sekondave e kishte kthyer në pozitën e katërt kur rinisi gara.

Shtatë herë kampioni i Formula 1 nga Britani e ka mohuar të ketë bërë ndonjë gabim për ta shkaktuar aksidentin, duke e quajtur Verstappenin vozitës agresiv.

“Unë isha i pari para përplasjes. Unë isha plotësisht brenda, isha në linjën time dhe ai u kthye kah unë”, tha Hamilton.

“Unë gjithmonë përpiqem të jem i matur sesi qasem, veçanërisht kur bëj betejë me Max, ai është shumë agresiv. Sot isha plotësisht përkrah tij dhe ai nuk lejoi aspak hapësirë”, shtoi ai.

Paraprakisht, Verstappen e kishte akuzuar Hamiltonin për mungesë respekti dhe mungesë së sjelljes sportive, në një reagim në rrjetet sociale nga spitali.

“Jam i shumë zhgënjyer që u nxora nga gara kështu”, tha Verstappen.

“T’i shohësh festimet derisa je në spital është mungesë respekti dhe sjelljeje sportive.. por ecim përpara”, shkroi ai në Twitter.

Verstappen tha se ndihet mirë pas aksidentit, megjithëse nuk është liruar ende nga spitali.

“Dënimi që iu dha atij nuk na ndihmon neve dhe nuk është i drejtë duke e ditur lëvizjen e rrezikshme që e bëri Lewisi në pistë”, theksoi Verstappen.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments