Kandidatja për kryetare të Ferizajt sot vizitoi një çerdhe private në këtë komunë.
Në të ajo u njoftua me punën dhe karakteristikat që ka institucioni ndërsa takoi nga afër edhe disa nga fëmijët.
Aty, Halimi premtoi edhe subvencionimin e çmimit mujor të çerdheve private në harmoni me çmimin e atyre publike, në funksion të fuqizimit të grave dhe punësimin më të lehtë të tyre.
Pasdite, Halimi takoi edhe disa vajza të reja në Ferizaj që merren më futboll.