Deputeti i Lëvizjes Vetëbendosje, Haki Abazi, e ka pyetur bashkëpartiakun e tij, Salih Zybën, lidhur me arsyet e largimit nga puna të Linda Çavdërbashës, Tropika Agajt, si dhe Valëza Mjekut.
Sipas Abazit, këto tri gra janë larguar nga pozitat e tyre dhe se s’është dhënë asnjëherë ndonjë arsyetim.
“Tani z.Zyba, që duket se jeni emëruar si emisar për të kundërshtuar e për të bërë zhurmë, unë kisha dashtë ty me të dëgju duke fol për çështjen e znj.Çavdërbasha si zëvendësministre, se si dhe për çfarë është larguar nga vendi i punës, për znj.Tropika Agaj, poashtu që ti nuk e ke thanë asnjëherë asnjë fjalë, e për znj.Valëza Mjeku. Do të thotë janë tri femra që janë largu nga pozitat e tyre pa u thënë asnjëherë asnjë fjalë dhe ti tenton që të krijohsh zhurmë se kinse unë paskam ndonjë gjë personale në fjalimin tim”, tha Abazi.
Ai drejtoi akuza edhe ndaj Shefes së Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari-Lilës.
“Nuk mundemi me vazhdu në këtë formë, me ba helm diskursin publik, duke tentu që t’I ndalet fjala Haki Abazit, që të përjashtohen njerëzit që pinë kafe me Haki Abazin, apo të ndërtohen rrena të vazhdueshme nga Shefja e Grupit Parlamentar, për atë se kështu bien viktima emrat e përvecem sikurse ka rënë z.Krasniqi”, deklaroi Abazi