Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosova“Hajnat n’burg”, Gorani: Frazat e VV’së janë hipnotizuese

“Hajnat n’burg”, Gorani: Frazat e VV’së janë hipnotizuese

Dukagjin Gorani, analist, ka thënë se frazat për ndryshimin e sistemit ekonomik, të përdorura nga subjektet politike me orientim të majtë ideologjik, tingëllojnë hipnotizuese.

Sipas Goranit, fraza “Hajnat në burg” është përdorur nga Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë dhe Syriza në Greqi për të mbërrirë në pushtet. Ai këto deklarata i ka dhënë në emisionin ‘Pressing’ në T7.

“Është e vërtetë që organizatat si Vetëvendosja edhe si Syriza në Greqi e prodhojnë frymën e madhe përmes një triku të vjetër, lufta kundër byrokracisë. Kjo fjali është gjithmonë atraktive për një populate e cila shpeshherë është e ngopur me një stabilitet jo-efektiv. Lufta kundër shtetit dhe qeverisë në emër të luftës kundër byrokracisë është njëri ndër kushtet e zhvillimit shoqëror, këto janë fraza tepër atraktive. Problemi i këtyre frazave është që për me i çu deri në fund, duhet me e ndryshu sistemin”, ka thënë ai.

“Duhet të ndryshohet sistemi. Sikurse Greqia edhe Kosova janë vende të vogla për me e ndryshu sistemin. Lufta kundër këtij sistemi bëhet shpeshherë me fraza atraktive. Probelmi është që kur po bëhesh pjesë e pushtetit ti po e sheh që objektivisht është e pamundur”.

“Ndryshimi i sistemit të cilin e ka promovu Syriza në Greqi dhe Vetëvendosja në Kosovë është ky: “Hajnat në burg”. Këto tingëllojnë tepër hipnotizuese. Për me i futë hajnat në burg në sistem kapitalist është goxha problem, sepse shpeshherë në kapitalizëm atë që ne e quajmë hajni është motor i zhvillimit”.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments