Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaHajnat bëjnë kërdi në shtëpinë e familjes Tashevci në Prishtinë, vjedhin rreth...

Hajnat bëjnë kërdi në shtëpinë e familjes Tashevci në Prishtinë, vjedhin rreth 45 mijë euro cash

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje,

Kështu e ka pësuar mbrëmë edhe familja Tashevci në Prishtinë, pasi persona ende të paidentifikuar kanë hyrë brenda shtëpisë së tyre në rrugën ‘Laura Shamani’.

Burimet e GS kanë bërë me dije se pronari i shtëpisë ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi ka vërejtur se hajnat kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari.

Bazuar në dëshminë e tij, të dyshuarit kanë arritur që të vjedhin hiç më pak se 45 mijë euro para të gatshme, disa qindra franga zvicerane dhe stoli ari në vlerë të rreth 3 mijë eurove.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments