Erling Haaland vazhdon të shkëputet në garën për Këpucën e Artë.
Sulmuesi norvegjez shënoi përsëri në fundjavë për ta ndihmuar Manchester Cityn që ta regjistrojë një fitore të madhe, e cila e afron atë me titullin e kampionit në Angli.
Ish-futbollisti i Salzburgut dhe i Borussia Dortmundit arriti në kuotën e 36 golave në Premierligë, të cilat përkthehen me 72 pikë në garë për Këpucën e Artë
E kundërshtarët e tij kanë mbetur shumë prapa.
Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane i ka realizuar 27 gola dhe i ka 54 pikë, ndërsa afër tij janë Kylian Mbappe i Paris Saint-Germainit me 26 gola e 52 pikë dhe Alexandre Lacazette i Olympique Lyonit me 25 gola, respektivisht 50 pikë. /Gazeta Express/
Gara për Këpucën e Artë
1. Erling Haaland (Manchester City) 72 pikë
2. Harry Kane (Tottenham) 54
3. Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain) 52
4. Alexandre Lacazette (Lyon) 50
5. Victor Osimhen (Napoli) 46
6. Robert Lewandowski (Barcelona) 42
7. Jonathan David (Lille) 42
8. Enner Valencia (Fenerbahçe) 40.5
9. Ivan Toney (Brentford) 40
10. Habib Diallo (Strasburg) 40
11. Lautaro Martinez (Inter) 40