Dortmund ka arritur të shënoj një fitore të rëndësishme ndaj skuadrës së Hoffenheim, duke triumfuar me rezultat të ngushtë 3-2.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, gjersa e dyta dhuroi plot pesë të tillë.
Sfidën e hapi Giovanni Reyna i cili realizoi gol pas një asistimi nga Bellingham në minutën e 49-të, gjersa rezultati u barazua nga Christoph Baumgartner në minutën e 61-të.
Jude Bellingham shënoi golin e dytë për Dortmund në minutën e 69-të, për tu barazuar më pas sërish rezultati nga Hoffenheim përmes Munas Dabbur duke realizuar në minuten e 90-të.
Heroi i ndeshjes doli të jetë i zakonshmi, Erling Haaland i cili u gjend mirë pranë portës për të realizuar golin e fitores në minuten e 92-të dhe për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij me rezultatin final 3-2.