Pep Guardiola dhe Txiki Begiristain do të udhëtojnë drejt Barcelonës.
Trajneri i Manchester City , Pep Guardiola dhe drejtori sportiv Txiki Begiristain, do të udhëtojnë drejt Barcelonës, për të qenë prezent në ‘Camp Nou’.
Skuadra e Barcelonës ka njoftuar se Sergio Aguero do të jetë nesër në konferencë shtypi në ‘Camp Nou’, me fillim nga ora 12:00, për të njoftuar për të ardhmen e tij.
Në këtë mbledhje, sipas ‘Cat Radio’ prezent do të jenë edhe Guardiola e Txiki.
Sergio Aguero luajti nën urdhrat e Pep Guardiola gjatë kohës kur ishte te Manchester City.
Lojtari së fundmi pati probleme me zemrën, specifikisht me aritmi, dhe si pasojë pritet t’i jap fund karrierës më herët sesa kishte menduar.