Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaGrushta e shqelma fytyrës, paraburgim për ferizajasin që dyshohet se rrahu një...

Grushta e shqelma fytyrës, paraburgim për ferizajasin që dyshohet se rrahu një grua

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, ndaj një personi në Ferizaj pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht një grua.

Sipas njoftimit E.B. me dashje dhe me qëllim të dëmtimit të integritetit trupor përdorë forcë ndaj të dëmtuarës, në atë mënyrë që përderisa e dëmtuara kishte qenë duke shkuar për në shtëpi, pa asnjë paralajmërim i pandehuri i del në rrugë ku fillimisht e fyen me fjalë më banale, e pastaj e godet me grushta dhe shkelma në fytyrë dhe në të gjitha pjesët e trupit, ku si pasoje e këtyre goditjeve e dëmtuara pëson lëndime trupore, për te cilat posedon raporte mjekësore.

Njoftimi i plotë:

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit J.R. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor nga neni 186 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 1 tetor 2021 në Ferizaj, pas një mosmarrëveshje paraprake me të dëmtuarën E.B. me dashje dhe me qëllim të dëmtimit të integritetit trupor përdorë forcë ndaj të dëmtuarës, në atë mënyrë që përderisa e dëmtuara kishte qenë duke shkuar për në shtëpi, pa asnjë paralajmërim i pandehuri i del në rrugë ku fillimisht e fyen me fjalë më banale, e pastaj e godet me grushta dhe shkelma në fytyrë dhe në të gjitha pjesët e trupit, ku si pasoje e këtyre goditjeve e dëmtuara pëson lëndime trupore, për te cilat posedon raporte mjekësore.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments