Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaGruaja nga Drenica e rreh ish-burrin, përfundon në polici

Gruaja nga Drenica e rreh ish-burrin, përfundon në polici

Një grua nga Skenderaj ka përfunduar në polici pasi e njëjta pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshortin e saj.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 20:20 minuta, ka bërë të ditur policia në raportin 24-orësh.

Me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Skenderaj 11.04.2021 – 20:20. Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht ish bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments