Në internet është publikuar videoja e momentit kur një gropë gjigante, e gjerë 60 metra dhe e thellë rreth 18 metra, është hapur në Meksikë. Banorët e tmerruar u larguan nga ajo zonë.
Gropa e madhe u krijua në një fushë në Santa Maria Zacatepec të rajonit Pueb. Në video shihet se si pjesë të mëdha të tokës shemben dhe sharrojnë teposhtë.

Videon mund ta shikoni në këtë link.
Autoritetet meksikane thanë se gropa e madhe u shkaktua nga një fenomen gjeografik dhe varietet në përbërjen ujore të tokës.

Megjithatë, aktivistët lokalë thanë se fenomeni është rezultat i përdorimit të tepruar të ujëmbajtësve.