Saturday, November 23, 2024
HomeBotaGreqia forcon masat ndaj të pavaksinuarve, nuk hyn më në punë testi...

Greqia forcon masat ndaj të pavaksinuarve, nuk hyn më në punë testi negativ

“Kthejini shpinën frikës dhe çdo sharlatani që për t’u bërë i rëndësishëm, tregton injorancën. Vaksinohuni!”

Me këtë fjali iu drejtua mbrëmë popullit të tij kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, teksa shpalli 5 masa shtesë në luftën kundër pandemisë.

Duke nisur nga e hëna, asnjë qytetar i pavaksinuar nuk do të mund të hyjë në ambiente të mbyllura shërbimesh përjashto hotelerinë.

Nuk do të pranohet as testi negativ.

Certifikata e vaksinimit për moshat mbi 60 vjeç përfundon pas 7 muajve dhe pastaj duhet të marrin dozën përforcuese.

Orët e punës do të zgjerohen në sektorët publikë dhe privatë për të shmangur mbipopullimin.

Së katërti, inspektimet do të shtohen për respektimin e masave dhe pika e fundit është zgjerimi i flotës së mjekëve për t’u përballur me situatën.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments