Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeGreqi/ Vrau kunatin pasi i përdhunoi të bijën, 50-vjeçari shqiptar lihet në...

Greqi/ Vrau kunatin pasi i përdhunoi të bijën, 50-vjeçari shqiptar lihet në “arrest shtëpie”, vajzat e tij nuk mbajnë dot lotët kur shpallet vendimi

Fatmir Tarellari, 50-vjeçari shqiptar, autor i dyshuar i vrasjes e kunatit të tij në Volos pasi dyshohet që i ka përdhunuar të bijën, është lënë në “arrest shtëpie” nga gjykata greke.

Një hetues dhe një prokuror, sipas “Tachydromos”, kanë rënë dakord që 50-vjeçari, i cili të mërkurën e datës 10 janar, vrau kunatin, pak orë pasi u informua nga vajza e tij se 33-vjeçari e kishte përdhunuar që në moshën 9-vjeçare dhe së fundmi e shantazhonte duke i zhvatur para duke e kërcënuar se do të publikonte video materiale kundër saj, të linte qelinë.

Shqiptari, i cili akuzohet për vrasje me dashje në gjendje të qetë shpirtërore, përdorim të armës dhe armëmbajtje, është lënë përkohësisht në arrest shtëpie në shtëpinë e vajzës së tij , derisa këshilli gjyqësor të vendosë për fatin e tij pas pesë ditësh.

Në sallën e gjyqit ishin të pranishme dhe vajzat e tij të cilat shpërthyen në lot kur u shpall vendimi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments