Senatori amerikan, Ritchie Torres, ka kërkuar dje nga pesë vendet e BE-së që ta njohin pavarësinë e Kosovës.
Këtë kërkesë ai ua ka adresuar Qipros, Spanjës, Greqisë, Rumanisë dhe Sllovakisë me anë të një letre.
E ndaj kësaj kërkese të senatorit demokrat ka reaguar ish-emisari i SHBA-ve për dialogun, i shumëpërmenduri, Richard Grenell.
Ai ka thënë se senatori Torres, si demokrat që është, nuk e di që presidenti Biden, sipas Grenell ia ka deleguar BE-së të gjithë çështjen e Kosovës dhe Serbisë.
“Kongresmeni demokrat nuk e di që Joe Biden ia ka shtyrë BE-së të gjithë çështjen Kosovë-Serbi”, ka shkruar Grenell.