Grenell ka thënë se veprimet e sotme në veri janë thyreje e marrëveshjes së Brukselit, derisa akuzon disa politikanë në Prishtinë se kanë ndërmarrë veprime të tilla në prag të zgjedhjeve lokale.
“Manipulimet politike nga disa në Prishtinë përpara zgjedhjeve të së dielës duhet të ndalen. Kjo është e rrezikshme dhe e pamatur”, ka shkruar Grenell.
Në fund të reagimit të tij Grenell thotë se duhet që të reagojë edhe presidenti i SHBA’së, Joe Biden.
“Joe Biden nuk duhet të qëndroj i heshtur për këtë situatë”, ka përfunduar Grenell