Tronditjet mund të shkaktojnë depresion, që do të thotë se gratë ndihen më pak komode gjatë situatave intime me partnerin.
Gratë mund të kenë më pak gjasa të mbeten shtatzënë, nëse kanë pasur një tronditje në kokë brenda dy viteve të fundit, ka pohuar një studim, shkruan NewScientist.
Studiuesit nga Universiteti i Rochester në New York, analizuan normat e shtatzënisë në një grup prej 245 grave që pësuan një sërë lëndimesh në kokë, transmeton lajmi.net.
Studimi i tyre dy-vjeçar tregoi se normat ishin 76% më të ulëta, në mesin e grave që kishin pësuar një tronditje.
Përqindjet ishin edhe më të ulëta tek gratë që raportuan mosfunksionim seksual – pamundësia për të përjetuar kënaqësi gjatë marrëdhënieve seksuale – gjashtë deri në 10 javë pas tronditjes së tyre.
Tronditjet në kokë, mund të shkaktojnë mosfunksionim seksual në raste të rralla.
Shkencëtarët besojnë se ato gjithashtu mund të ndikojnë tek menstruacionet, duke i ndaluar periodat plotësisht, duke i bërë ciklet e parregullta ose duke i bërë ato të jenë shumë më të gjata ose më të rënda.
Shkencëtarët studiuan 102 gra që pësuan tronditje dhe 143 gra që kishin dëmtime të tjera që kërkonin kujdes mjekësor urgjent.
Të gjithë pacientët e tronditur, kishin pësuan lëndime në aksidente me makinë.
Ekipi mori parasysh dallimet në përkatësinë etnike, arsimimin, përdorimin e kontraceptivëve dhe historinë e shtatzënisë.
Tronditjet mund të shkaktojnë depresion, që do të thotë se gratë ndihen më pak komode gjatë situatave intime me partnerin.