Lojtari i Arsenalit ishte në konkurrencë me portierin Yann Sommer (Bayern Munich) dhe mbrojtësin Manuel Akanji (Manchester City).
Në fund, kapiteni i përfaqësueses Helvetike iu gëzua këtij çmimi, për herë të dytë këtij çmimi pas vitit 2017.
“Faleminderit shumë për gjithçka. Faleminderit trajnerit, familjes sime dhe të gjithë njerëzve që besuan tek unë”. Por, edhe për njerëzit që nuk besuan në mua”, është shprehur me këtë rast Xhaka.
Njëherësh, ai i është nuk e ka lënë pa e përmendur suksesin që po e përjeton Arsenali në Ligën Premier duke thënë se tash janë në krye të tabelës.
Menjëherë pas triumfit, Akanji dhe Sommer kanë reaguar për ta uruar Granitin për këtë sukses me një video-mesazh.
“Ti je kapiteni ynë dhe lideri ynë në kombëtare! Urime vëlla”, është shprehur Akanji.
“Urime, Granit. Me të vërtetë e meriton këtë çmim. Është kënaqësi e madhe për mua të jem në fushë me ty për kombëtaren. Kemi luajtur së bashku për një kohë të gjatë dhe je një frymëzim i madh për mua, brenda dhe jashtë fushës”, është shprehur Sommer.