Një grua ka njoftuar policinë se një i panjohur i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës ia ka grabitur nga arka 500 euro.
I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur, ndërsa rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
GRABITJE /Prishtinë, 21.03.2022-22:45. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se një i dyshuar i maskuar me një shall dhe nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë-thikë, nga arka ka grabitur 500 euro para të gatshme. I dyshuari është larguar në drejtim të pa njohur. Rasti duke u hetuar.