Saturday, October 19, 2024
HomeLajmeKosovaGrabitje me kallashnikov në një pompë në Prishtinë, të dyshuarit ia marrin...

Grabitje me kallashnikov në një pompë në Prishtinë, të dyshuarit ia marrin pazarin punëtorit

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mesnatën që lamë pas në Shkabaj të Prishtinës.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se pompa e derivateve që ndodhet magjistralen Prishtinë-Mitrovicë është grabitur nga dy persona.

Sipas këtyre burimeve, dy persona të armatosur, njëri me pistoletë e tjetri me kallashnikov kanë marrë pazarin e pompës dhe marketit nën kërcënimin e armës drejtur punëtorit të ndërrimit.

Rasti ka ndodhur rreth orës 03:00 të mesnatës. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka filluar hetimet për këtë grabitje./

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments