Një grabitje nën kërcënimin e armës së zjarrit ka ndodhur pak më parë në dalje të Prishtinës, saktësisht në Hajvali.
Sipas burimeve të lajmi.net, i dyshuari nën kërcënimin e armës ka grabitur të gjitha paratë që kishte personi i cili po drejtonte një kamion në dalje të Prishtinës.
I dyshuari sipas informacioneve të para ka arritur të ik nga vendi i ngjarjes, ndërsa nga Policia e Kosovës tashmë po merren me rastin.
Duhet përkujtuar që gjatë ditëve të fundit ka pasur kthim të numrit të madh të grabitjeve, në mesin e tyre edhe ato nën kërcënimin e armëve.