Është grabiturnjë argjendari në Paris, tre persona të armatosur janë futur në një argjendari dhe kanë vjedhur bizhuteri me vlerë 15 milionë euro.
Grabitja ndodhi në argjendarinë Piaget në një lagje të njohur në Paris. Në momentin e grabitjes ka pasur edhe klientë që ndodheshin brenda argjendarisë. Autorët nën kërcënimin e armës kanë arritur të marrin bizhuteritë.
“Ata hynë në dyqan si klientë dhe më pas kërcënuan stafin me armë. Të gjithë punonjësit u dërguan në pjesën e pasme të dyqanit, dhe personat që ndodheshin në argjendari u shtrinë në tokë dhe grabitësit më pas detyruan një anëtar të stafit të hapte një kasafortën ku ruheshin aksesorët më të shtrenjtë,”, sipas mediave franceze.
Raportohet se të përfshirë në këtë ngjarje kanë qenë tre persona, dy burra të dhe një grua.