Friday, November 1, 2024
HomeLajmeKosovaGorani para Shalës: LDK-ja jo e dobishme në fund të ’90-ve, por...

Gorani para Shalës: LDK-ja jo e dobishme në fund të ’90-ve, por e nevojshme pas luftës

Analisti Dukagjin Gorani, ka folur në emisionin Pressing në T7 për mënyrën se si funksionon LDK. Para nënkryetarit të LDK-së, Kujtim Shala, ai tregoi se si mënyra që funksionon është enigmatike dhe se, edhe pa kohezion të brendshëm, mënyra se si arrin të merren vendimet është interesante.

“Nuk jam tifoz i madh i LDK-së. Mënyra se si funksionon është enigmatike. LDK që sa vjet se ekziston e ka paraqit një botëkuptim. Mendoj se ekzistenca e LDK shtë si rrjedhojë e atij botëkuptimi. Mendoj se ajo është e thjeshtë dhe tradicional. Ajo paraqet një qytetar që dëshiron konstruktivitet dhe bashkëpunim. Konsideron se duhet të ketë bashkëpunim në rajon. Gjërat të përfundohen në bashkëpunim me miqtë ndërkombëtar. Kohët kur janë zhvilluar këto botëkuptime kanë qenë të rënda. Ky botëkuptim që ka qenë aktivizim shoqëror, e më pak aktivizm real, në vitet 90-ta nuk ak qenë shumë e dobishme. Mënyra se si kanë shkuar gjërat pas luftës, ka qenë e nevojshme të kemi një strukturë të tillë”, tha Gorani.

“Tash a ka ndonjë ndryshim me ndryshimet e strukturave. Mendoj se fytyrat e reja, qëllimet e reja,  kanë rëndësi në këtë kohë të tifozerisë. LDK ende përjetohet si botëkuptim dhe qëllim. Kështu gjithmonë është pa. Kjo me të gjithë të mirat dhe të këqijat e veta tregon se është një organizatë që nuk mund të shuhet. Nuk varet nga askush. Përfshin qytetarë të të gjitha llojeve që ndajnë një botëkuptim. Është enigmatike nga aktiviteti i saj, ndonjëherë pa kohezion të brendshëm. Më shumë funksionon nga një lloj rutine dhe mbi një rudimentarizmi, spo di si ta shpjegoj. LDK thjeshtë funksionon me qenë se prek disa dimensione shoqërore që kanë bindje dhe botëkuptime të ngjashme”, përfundoi ai.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments