Saturday, November 23, 2024
HomeTeknologjiGoogle përballet me akuza për përfitime të padrejta nga Google Play

Google përballet me akuza për përfitime të padrejta nga Google Play

Google paditet nga 37 shtete të SHBA për politikat e aplikacionit të tij, Google Play. Procedura gjyqësore deklaron se gjigandi i teknologjisë ka përdorur leva monopolistike për të gjeneruar përfitime të mëdha  nga blerjet e kryera nga aplikacionit. Gjithashtu, deklaron se Google ka blerë kundërshtarët e tij.

Google e kundërshton këtë dhe thotë se ka dyqane rivale aplikacionesh dhe se këto të fundit mund të shkarkohet edhe direkt nga uebfaqet e zhvilluesve.

Në listën e 37 shteteve përfshihen Nju Jorku, Tenesi, Karolina e Veriut dhe Uashingtonit. Padia kritikon komisionin që Google merr nga blerjet në Google Play të cilat shkojnë deri në 30%.  Në 2020, fitimet bruto të kompanisë vetëm nga Google Play shkuan rreth 36.8 miliardë dollarë, sipas “Statista”, ndërsa shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook është shprehur se nuk ka dijeni se sa fitime për kompaninë sjell App Store si njësi e vetme.

Gogle gjithashtu thotë se 97% e zhvilluesve të saj nuk paguajnë taksa shërbimi pasi nuk shesin produkte dixhitale brenda aplikacioneve të tyre.

“Google Play nuk është një lojë e drejtë. Duhet të ndalojë së përdoruri pushtetin monopolistik, pozicionin hiper-dominues në treg dhe miliardat që i shtohen nga kompanitë e vogla, konkurrentët dhe konsumatorët përtej asaj që duhet të paguajnë”, u shpreh një nga avokatët në një deklaratë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments