Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në fshatin Jabllanicë e Vogël të Pejës. Një 41-vjeçar ka vdekur si pasojë e goditjes nga një veturë në lëvizje, ndërsa lëndime trupore ka pësuar edhe shoferi pasi ka dalë nga rruga dhe është ndeshur në një pemë.
Lajmin e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës në Policinë Rajonale të Pejës.
Ai shtoi se lëndime trupore ka pësuar edhe shoferi.
“Edhe shoferi (i dyshuari), ka pësuar lëndime trupore, pasi ka dalë nga rruga dhe është ndeshur me një pemë”, tha ai.
Rugova tha se me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.