Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaGlauk Konjufca thotë se të gjithë deputetët kanë familjarë që punojnë në...

Glauk Konjufca thotë se të gjithë deputetët kanë familjarë që punojnë në shtet, Ganimete Musliu përplaset me të

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka dal me një propozim në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, pasi deputetët e opozitës në diskutimet e tyre folën për nepotizmin në punësimet në institucionet publike.

Konjufca ka propozuar cilido prej deputetëve që ka një familjar të punësuar nëpër institucionet publike, që të mos e marrë fjalën.

“Çka jeni 120(deputetë), kush e ka qoftë edhe një familjar në institucione publike, që merr rrogë prej buxhetit të shtetit, mos me fol hiç? Unë mendoj që nuk është asnjë. ”, tha Konjufca.

Pas kësaj, Konjufca i është drejtuar deputetes së PDK’së, Ganimete Musliut, duke i thënë se edhe ajo e ka të punësuar motrën në shërbimin e jashtëm.

Musliu është përplasur pastaj me të, duke i thënë se ajo ka qenë e shkolluar në Gjermani dhe se është kryqëzuar vetëm pse është motra e saj.

“Motra e Ganes, si një kuadër i shkolluar në Gjermani me të gjitha nivelet, është kryqësu për një fakt gjenetik, vec pse është motra e Ganes. Ju e keni kriju këtë standart, tash duroni. Ti i ki 5 a 6 në institucione, a unë e kom vetëm një në rrethin e ngushtë e të gjerë. Është e turpshme që ti edhe sot të merresh me motrën e Ganes. Kur janë familjarë tonë, kryqëzohen, ndërsa kur janë familjarë të juaj e quani rastësi, profesionalizëm, i quani ekseklent.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments