Gjatë një takimi përkrahës për fushatën e Agim Bahtirit, Kryekuvendari Glauk Konjufca e cilësoi atë si “akademik”.
Në takimin e mbajtur në një sallë sportive, Konjufca e cilësoi kryetarin aktual Bahtiri si njeri që i di interesat e popullit dhe kombëtar
E në Mitrovicë, sipas Konjufcës, nëse s’je kombëtar nuk i duhesh askujt.
“Nuk i vyn kërkujt hiç çka t’dush me dit, n’botë. Me dit shkencën, a me dit artin, a me dit urbanizmin a, kurgjo kërkujt s’i vyn.“, tha ai.
Ndërkaq fjalia që shkaktoi më shumë habi ishte ajo ku e cilësoi Agim Bahtirin si akademik.
“Në aspektin e politikës edhe në aspektin qysh i din Agim Bahtiri interesat e këtij populli, për t’tjerë kundërkandidatë mujmë me thanë që është akademik.”, deklaroi Glauk Konjufca.