Tuesday, November 26, 2024
HomeBotaGjyqi i Trumpit për rastin në Xheorxhia do të transmetohet në televizion

Gjyqi i Trumpit për rastin në Xheorxhia do të transmetohet në televizion

Gjyqi do të transmetohet gjithashtu drejtpërdrejt në YouTube tha gjyqtari i Gjykatës së Lartë të Qarkut Fulton, Scott McAfee, transmeton Telegrafi.

Trump është në mesin e 19 personave të akuzuar për një komplot për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve në Xhorxhia në vitin 2020.

Ish-presidenti amerikan u deklarua i pafajshëm, duke hequr dorë nga e drejta për t’u paraqitur në gjykatë javën e ardhshme.

Trump u dorëzua javën e kaluar në burgun e Qarkut Fulton në Atlanta, ku iu bë fotografia e parë si i arrestuar.

 

Ai vazhdimisht ka mohuar çdo akuzë, duke e përshkruar rastin si të motivuar politikisht.

Në total, Trump përballet me 13 akuza – duke përfshirë shantazhin – për presion të pretenduar ndaj zyrtarëve të Xheorxhia-s për të ndryshuar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në atë shtet.

Në një dokument gjyqësor të paraqitur të enjten, Trump tha se ai “e kupton plotësisht” natyrën e akuzave dhe të drejtën e tij për t’u paraqitur në gjykatë.

“Duke kuptuar të drejtat e mia, unë heq dorë lirisht dhe vullnetarisht nga e drejta ime për të qenë i pranishëm në gjykimin tim mbi aktakuzën dhe nga e drejta ime për ta lexuar atë në gjykatë të hapur”, thuhet në dokumentin e nënshkruar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments