Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeGjykata ua cakton nga një muaj paraburgim dy të arrestuarve në rastin...

Gjykata ua cakton nga një muaj paraburgim dy të arrestuarve në rastin “Brezovica”

Gjykata Themelore në Ferizaj ua ka caktuar nga një muaj paraburgim dy të arrestuarve për rastin “Brezovica”.

Sipas njoftimit të Gjykatës, ata dyshohen për veprën penale “marrja e ryshfetit”.

“Gjykata në këtë rast gjen se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartpërmendura, dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) të dyshuarve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve i`u është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të përshkruara si më lartë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, dy të dyshuarit janë arrestuar në aksionin e tretë që është zhvilluar për këtë rast.

Aksioni i parë ishte zhvilluar në fund të vitit të kaluar dhe kishte përfunduar me arrestimin e dhjetë personave. Në mesin e të arrestuarve ishte edhe ish- kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq.

Ai dyshohej se ka përfituar deri në 1 milion euro për lejet e lëshuara kundërligjshëm për ndërtimin e objekteve në Brezovicë, në Komunën e Shtërpcës.

Aksion tjetër për këtë rast është zhvilluar edhe më 3 mars të këtij viti, ku janë arrestuar tetë persona.

Ata dyshohen për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit”, “Dhënia e ryshfetit”, “Marrja e ryshfetit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Ndërsa, gjatë kontrollit në objektet e kontrolluara janë gjetur dhe konfiskuar: Dokumente të ndryshme, disa fletore me shënime, Tri (3)armë, Një (1) karikator me 5 fishek të kalibrit 7.65mm, Tre (3) fishek të kalibrit 6.35mm, Njëzet (20) fishek të kalibrit 7.62mm, Një (1) kompjuter, Një (1) veturë X6, Pesë (5) telefona, Një (1) orë dore./Gazeta Express

Njoftimi i plotë:

Paraburgim ndaj dy (2) të dyshuarve për rastin “Brezovica”

Ferizaj 18 mars 2022 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve si vijon:

N.G. i dyshuar për shkak të veprës penale marrja e ryshfetit në ndihmë nga neni 428 paragrafi 2 lidhur me nenin 33 të KPRK-së.

S.I. i dyshuar për shkak të veprës penale marrja e ryshfetit në ndihmë nga neni 428 paragrafi 2 lidhur me nenin 33 të KPRK-së.

Gjykata në këtë rast gjen se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartpërmendura, dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) të dyshuarve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve i`u është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të përshkruara si më lartë.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments