Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeGjykata ja refuzon kërkesën për masë sigurie Mehmetit, Kuvendit i hapet rruga...

Gjykata ja refuzon kërkesën për masë sigurie Mehmetit, Kuvendit i hapet rruga për zgjedhjen e guvernatorit

Gjykata ja refuzon kërkesën Mehmetit, Kuvendit i hapet rruga të zgjedh guvernatorin

Gjykata ia ka refuzuar kërkesën për masë të sigurisë ish-guvernatorit, Fehmi Mehmeti.

Tashmë procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për guvernator mbetet në dorën e Kuvendit të Kosovës.

Mehmeti kishte kandiduar edhe për një mandat për pozitën e guvernatorit, por që komisioni përzgjedhës nuk e kishte dërguar emrin e tij në Kuvend për votim.

Më pas Mehmeti kishte deponuar ankesë në gjykatë, për masë sigurie. Por Gjykata, sipas burimeve të IndeksOnline, e ka refuzuar kërkesën dhe kjo tashmë i hapë rrugën Kuvendit të vazhdojë me procedurat e votimit për guvernatorin.

“Kuvendi mundet me bë çka të dëshiron, asgjë nuk e pengon”, tha ky burim për IndeksOnline.

Banka Qendrore e Kosovës, i ka dërguar Kuvendit të Kosovës, 4 emrat e kandidatëve të përzgjedhur për guvernator të këtij institucioni.

Në listën e kandidatëve janë Ahmet Ismaili, Nexhat Kryeziu, Lulzim Ismajli e Shkendije Himaj.

Nga fundi i muajit të kaluar, Mehmeti nuk është më guvernator.

Aktualit BQK-ja udhëheqet nga Bashkim Nurboja, kryetar i bordit të BQK-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments