Kremlini ka refuzuar urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të ndalur sulmet në Ukrainë, duke thënë se të dyja palët duhet të pajtohen për t’iu dhënë fund armiqësive në mënyrë që të zbatohet kërkesa.
Duke folur para gazetarëve më 17 mars, një ditë pasi Gjykata më e lartë e Kombeve të Bashkuara ka bërë të ditur vendimin, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u ka thënë gazetarëve se “nuk mund të marrë parasysh këtë vendim”.
Gjykata ka marrë këtë vendim pasi Kievi ka ngritur një rast për pretendimet ruse se Ukraina po kryen gjenocid në shtet, gjë që ishte edhe një prej preteksteve të Rusisë për të nisur pushtimin më 24 shkurt.
Mirëpo sipas Peskovit, nuk mund të merret pëlqimi nga të dyja palët për këtë çështje, andaj vendimi nuk është valid.
Gjykata po ashtu ka marrë vendim që Moska të sigurojë se “çfarëdo njësie e armatosur ushtarake ose e parregullt, që mund të drejtohet ose mbështetet prej saj, si dhe çdo organizatë dhe person që mund t’i nënshtrohet kontrollit ose drejtimit të saj, nuk ndërmerr asnjë hap për të çuar përpara operacionet ushtarake të përmendura në këtë pikë”.
Të dyja vendimet janë në pritje të një vendimi përfundimtar për këtë rast.
Gjykata po ashtu ka thënë se të dyja palët “duhet të përmbahen nga çfarëdo veprimi që mund të përkeqësojë situatën para Gjykatës, apo ta bëjë më të vështirë zgjidhjen e saj”.
Kjo Gjykatë merret me kallëzime penale të dorëzuara nga shtetet rreth dyshimeve për shkelje të ligjit ndërkombëtar.
Ai është institucioni më i lartë gjyqësor i Kombeve të Bashkuara.
Vendimet e saj janë detyruese, mirëpo Moska është pritur që nuk do ta marrë parasysh vendimin, pasi ajo e ka bojkotuar një seancë dëgjimore për rastin në fillim të marsit, dhe ka thënë në një dosje me shkrim se Gjykata nuk ka juridiksion.
Rusia ka thënë se është duke vepruar në vetëmbrojtje