Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaGjykata e liron nga arresti shtëpiak me 30 mijë euro dorëzani ...

Gjykata e liron nga arresti shtëpiak me 30 mijë euro dorëzani Dejan Pantiq për sulmin ndaj zyrave të KQZ-së

Ish zyrtari policor, Dejan Pantiq, i dyshuar për sulm me mjete shpërthyese në zyret e KQZ-së në veri, është liruar nga arresti shtëpiak pas deponimit të dorëzanisë në shumën prej 30 mijë euro.

Lajmi është konfirmuar për BotaSoteRe nga zyrtarja për informim në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Referuar kërkesës tuaj për informata lidhur me rastin e të pandehurit D.P, ju njoftojmë si në vijim me përgjigjen të cilën e kemi pranuar nga gjyqtari i kësaj çështje penale: Ju njoftojmë se gjykata nuk ka pranuar kërkesë për vazhdimin e arrestit shtëpiak nga ana e PSRK-së”, ka thënë Gashi.

Mirëpo, me datën 04.09.2023 nga mbrojtësi i të pandehurit Dejan Pantiq avokati.Ljubomir Pantovic, gjykata ka pranuar kërkesën për zëvendësimin e masës së arrestit shtëpiak me masën e dorëzanisë, ashtu që me datën 05.09.2023 gjykata nga Prokurori i Shtetit nga PSRK ka pranuar parashtresën-pëlqimin me të cilën ka propozuar që masa e arrestit shtëpiak kundër të pandehurit D.P të zëvendësohet me masën e dorëzanisë sipas nenit 177 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 të KPP-së, pas deponimit të shumës prej 30.000.00 Euro.

Gjykata Themelore Prishtinë – Departamenti Special, me aktvendimin numër PPPS.nr.63/22, me datë 06.09.2023 ndaj të pandehurit D.P ka  aprovuar kërkesën e mbrojtësit, ashtu që ka zëvendësuar masën e arrestit shtëpiak me masën e dorëzanisë, duke caktuar dorëzaninë ndaj të pandehurit D.P, në shumën prej 30.000.00 Euro.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments