30 persona janë shoqëruar gjatë aksionit të policisë dhe sektorit të Antidrogës në Portin e Durrësit mbrëmjen e djeshme për anijen që është ndaluar nga policia kufitare, pasi dyshohet se në të ka ngarkesë me lëndë narkotike.
Të shoqëruarit punonjës te sheshi i kontejnerëve dhe punonjës të sigurisë portuale janë pyetur në lidhje me kontejnerin në të cilin është evidentuar se mungonin disa arka me banane.
Kontejneri ka ardhur nga Amerika Latine pak ditë më parë. Policia ka informacione se një grup kriminal po vepronte për të trafikuar lëndë narkotike dhe ka sinjalizuar anijen të ankorohet në radë deri në pritje të grupit të hetimit.