Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, është parë me maskë me logon e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në raportimin periodik për Kosovën.
Sesioni i sotëm është mbledhja e rregullt e raportimit të Përfaqësuesit të OKB-së për situatën në Kosovë, për periudhën mars – shtator.
