Saturday, November 23, 2024
HomeBotaGjuriq: Ka ikur koha kur shqiptarët ishin të vetmit që lobonin në...

Gjuriq: Ka ikur koha kur shqiptarët ishin të vetmit që lobonin në SHBA

Ambasadori i Serbisë në Washington, Marko Gjuriq, ka thënë se ka kaluar koha kur shqiptarët kanë qenë të vetmit që kanë lobuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjuriq pretendon se në SHBA është duke u rritur numri i zyrtarëve që mendojnë se mes Kosovës dhe Serbisë duhet gjetur një zgjidhje kompromisi që do të kënaqte të dy palët, shkruan Kosovo Online,

Këto deklarime Gjuriq i ka bërë kur është pyetur rreth letrës që disa kongresmenë amerikanë i kanë dërguar presidentit të SHBA’së, Joe Biden, e në të cilën kanë kërkuar rritje të interesimit për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë pas tensioneve të fundit.

“Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që të drejtojë një betejë të qetë, këmbngulëse dhe diplomatike për pozitën e Serbisë”, ka thënë Gjuriq.

Ai tutje ka thënë se ka pasur takim me senatorin amerikan Mike Rounds, derisa takimin me një senator tjetër s’ka dashur që ta bëj publik.

Gjuriq ka komentuar edhe deklaratën e fundit të SHBA’së për Samitin BE-Ballkan të mbajtur para pak ditësh. Gjithashtu ka lavdëruar punën e bërë nga i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments