Friday, February 14, 2025
HomeLajmeKosovaGjuajtja me armë zjarri në Prishtinë: I plagosuri po trajtohet në QKUK,...

Gjuajtja me armë zjarri në Prishtinë: I plagosuri po trajtohet në QKUK, i dyshuari ende në arrati

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës në rrugën “Shkupi” në Prishtinë, ku janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit dhe për pasojë një person ka mbetur i plagosur, R, S.

Sipas informacioneve të para, i plagosuri është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për të pranuar ndihmë mjekësore.

Ndërkaq, personi i dyshuar për gjuajtjen me armë tashmë është identifikuar nga Policia e Kosovës.

Hetimet në lidhje me këtë rast kanë filluar, ndërsa po punohet në drejtim të lokalizimit dhe arrestimit të personit të dyshuar.

Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë të ditur se po vazhdojnë procedurat e ekzaminimit të vendngjarjes me qëllim të sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments