Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaGjobitet me 200 euro shoferi që voziti veturën me afat të skaduar...

Gjobitet me 200 euro shoferi që voziti veturën me afat të skaduar të regjistrimit

Policia e Kosovës ka ndaluar një shofer në Klinë, pasi që i njëjti ishte duke vozitur veturën me afat të skaduar të regjistrimit.

Policia ka bërë të ditur se ndaj shoferit është shqiptuar dënimi 200 euro dhe ka sekuestruar veturën përkohësisht.

“Stacioni Policor nё Klinё, vazhdon punën në implementim të ligjit 08/L-186, për rregullat në komunikacion rrugor, me datё 25.05.2024, gjatё patrullimeve rutinore kanё hasur kundёrvajtёsin i cili drejtonte automjetin me afat tё skaduar tё regjistrimit. Pёr kundёrvajtёsin ёshtё shqiptuar fletgjoba: 200 euro dhe sekuestrimi i përkohshëm i automjetit”, thuhet në njoftim.

Tutje, në komunikatë thuhet se policia do të vazhdojë me aktivitete tё shtuara, pёr parandalimin e aksidenteve nё komunikacionin rrugor.

“Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë ligjin, të respektojnë shenjat në komunikacion, në mënyrë që të kemi një rrjedhë normale të komunikacionit me ketë edhe të parandalojmë aksidentet në trafik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments