Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaGjini, Kusarit: Merre Albinin, të dyve ju mposhti në Gjakovë

Gjini, Kusarit: Merre Albinin, të dyve ju mposhti në Gjakovë

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini, ka akuzuar kandidaten e Vetëvendosjes për të parën e kësaj komune, Mimoza Kusari – Lila, se ajo nuk jeton në Gjakovë, duke i bërë thirrje që fushatën ta bëjë së bashku me kryeministrin Albin Kurti, sepse sipas Gjinit, do t’i mposhtë të dy bashkë.

 

“Ti nuk ke jetuar në Gjakovë as si kryetare e komunës as tash nuk jeton e as nuk do të jetosh. Merre ti Albinin se unë të dyve ju mposhti bashkë në Gjakovë”, është shprehur Gjini në Rubikon në Klan Kosova.

Tutje, Gjini ka thënë se për katër vjet, Gjakova ka qenë komuna më vibrante në Kosovë, ku ka pasur rritjen më të madhe të punësimit, të buxhetit, të të hyrave vetanake e investimeve krahasuar me mandatin e kaluar.

Më tej, Gjini thumboi përsëri Kusari-Lilën, duke thënë se nëse dikush që del të vrapojë në Gërmi, provon ta rregullojë Gjakovën, sipas Gjinit, nuk mundet.

“Krejt çka duhet të bëhet është të mos ndalet ky trend për shkak se nëse dikush që del të vrapojë në Gërmi, provon ta rregullojë Gjakovën, nuk mundet”, është shprehur Gjini.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments