Kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini, i ka bërë thirrje kandidates së VV-së, Mimoza Kusari-Lila që fushatën ta bëjë së bashku me kryeministrin Albin Kurti, sepse sipas Gjinit, do t’i mposhtë të dy bashkë.
“Ti nuk ke jetuar në Gjakovë as si kryetare e komunës as tash nuk jeton e as nuk do të jetosh. Merre ti Albinin se unë të dyve ju mposhti bashkë në Gjakovë”, është shprehur Gjini në Rubikon.
Tutje, Gjini ka thënë se për katër vjet, Gjakova ka qenë komuna më vibrante në Kosovë, ku ka pasur rritjen më të madhe të punësimit, të buxhetit, të të hyrave vetanake e investimeve krahasuar me mandatin e kaluar.