Ardian Gjini i AAK-së e ka fituar edhe një mandat në krye të Komunës së Gjakovës, sipas Exit Poll-it që po prezantohet ekskulivisht në “Pressing” të T7.
Sipas rezultateve të Exit Poll-it të realizuar nga Albanian Post, Gjini del fitues në balotazh me 53,0%.
Kundërkandidatja e tij nga LVV-ja, Mimoza Kusari-Lila ka marrë 47,0% të votave, sipas këtij Exit Poll-i.
Gjini kishte fituar 45,76% të votave në raundin e parë të zgjedhjeve, mbajtur më 17 tetor.
Mimoza Kusari-Lila kishte marrë 37,20% të votave në raundin e parë.