Mauro Icardi është duke kaluar nëpër një periudhë aspak të mirë si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal.
Sulmuesi argjentinas e ka humbur vendin e titullarit te Paris-Saint-Germain prej se atje është kompletuar treshja e frikshme sulmuese Neymar-Messi-Mbappe.
Përveç anës profesionale, ish-sulmuesi i Interit është edhe në telashe familjare pasi së fundi po raportohet se është ndarë nga ruaja e tij Wanda Nara e cila njëkohësisht është edhe agjente e tij dhe si pasojë e këtyre zhvillimeve ai nuk është pjesë e skuadrës së PSG-së për ndeshjen kundër skuadrës gjermane RB Leipzig.
Duke parë situatën e krijuar, “La Gazetta dello Sport”, raporton se tri skuadrat e mëdha italianë, Interi, Milani dhe Juventusi janë duke e shikuar mundësinë për t’i siguruar shërbimet e tij, por aty është edhe Tottenhami.
Një rikthim në Inter është përmendur ditëve të fundit, por edhe “Rossonerët” dhe “Zonja e Vjetër” e duan kartonin e tij.