Saturday, November 23, 2024
HomeBotaGjermania shënon numrin më të madh të viktimave që nga shkurti

Gjermania shënon numrin më të madh të viktimave që nga shkurti

Gjermania të mërkurën e shënoi shifrën më të lartë të të vdekurve nga Covid-19 që nga mesi i shkurtit të këtij viti në kohën kur spitalet paralajmëruan se shteti mund të ketë 6.000 pacientë në repartet e kujdesit intensiv deri në Kërshëndella, më shumë se në kulmin e vitit të kaluar.

Instituti “Robert Koch” raportoi 67.186 infeksione të reja dhe 446 të vdekur – shifra më e lartë ditore e viktimave që nga 18 shkurti. Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia në Gjermani shkoi në 101.790.

Megjithatë, shkalla mesatare e infeksioneve ra për të dytën ditë radhazi nga 452.2 për 100.000 banorë të martën në 442.9 të mërkurën, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Qeveria federale dhe qeveritë rajonale të Gjermanisë të martën u pajtuan për të marrë masa kundër valës së katërt të koronavirusit, përfshirë zgjerimin e fushatës së vaksinimit dhe kufizimin e kontakteve, sidomos për personat e pavaksinuar.

Ndryshe, katër persona në Gjermaninë jugore kanë dalë pozitiv për variantin Omicron të koronavirusit, ndonëse ishin plotësisht të vaksinuar, tha zyra e shëndetit publik e rajonit Baden-Wuerremberg.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments