Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, ka kërkuar sot sanksione evropiane ndaj liderit politik serb në Bosnje e Hercegovinë, Milorad Dodik, pasi ky i fundit po e vë në pikëpyetje strukturën shtetërore.
Ministri i jashtëm teknik tha në margjinat e një takimi me ministrat e jashtëm të BE-së në Bruksel se duhet të konsiderohet një qasje më e ashpër për të ndalur zhvillimet aktuale.
Zhvillimet janë jashtëzakonisht shqetësuese. Sanksionet do të drejtohen kundër atyre që vënë në dyshim strukturën shtetërore dhe përpiqen të nxisin njerëzit të urrejnë ose duan të ndërpresin lidhjet me BE-në. Dodik shkel arkitekturën e Marrëveshjes së Dejtonit. BE nuk mund të jetë indiferentë ndaj kësaj,” tha Maas.
Maas vuri në dukje se Dodik, i cili njoftoi një tërheqje graduale nga institucionet shtetërore, duke përfshirë tërheqjen nga ushtria, shkel arkitekturën e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit.