Monday, November 25, 2024
HomeBotaGjermania ka disa fjalë për qeverinë e talibanëve

Gjermania ka disa fjalë për qeverinë e talibanëve

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, të mërkurën u shpreh i shqetësuar rreth përbërjes së qeverisë së përkohshme të Afganistanit, e cila u formua nga talibanët e ardhur në pushtet.

“Prezantimi i një qeverie kalimtare pa pjesëmarrjen e grupeve të tjera dhe dhuna e djeshme kundër protestuesve dhe gazetarëve në Kabul nuk janë sinjale që japin shkak për optimizëm”, tha kryediplomati gjerman para takimit me homologun e tij amerikan, Anthony Blinken.

Megjithatë, ai shtoi se Gjermania ka vullnet për të biseduar me talibanët në përpjekje për të siguruar largim të më shumë njerëzve nga Afganistani.

Sipas tij, Afganistani përballet me një krizë të trefishtë. Përderisa shumë pjesë të vendit janë prekur nga mungesa e ushqimit për shkak të thatësisë, pagesat e ndihmave ndërkombëtare janë ndërprerë.

“Nëse qeveria e re nuk është e aftë për ta mbajtur vazhdimësinë e punëve të shtetit, ka rrezik për kolaps ekonomik pas atij politik, me pasoja edhe më të rënda humanitare”, tha Mass.

Para takimit me kryediplomatin amerikan në bazën amerikane “Ramstein” në Gjermani, ministri gjerman e theksoi nevojën për bashkëpunim të ngushtë, duke thënë se dy politikanët do të diskutojnë për mënyrat se si do të merren me talibanët dhe si të evakuojnë më shumë njerëz nga Afganistani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments